Kabineti i Kryetarit

Artan Grubi
Shef i Kabinetit të Kryetarit/Këshilltar Politik

Email: artan.grubi@bdi.mk/cabinet@bdi.mk

Tetovë: +389 - 44 - 33 43 98

Shkup: +389 - 22 - 63 41 34

Faks: +389 - 44 - 33 43 97

Adresa: Recicë e Vogël 2, 1200 Tetovë

Pançe Nedelkovski 47, 1000 Shkup

BIOGRAFIA

Artan Grubi ka lindur në Shkup më 7 qershor 1977. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Arsimin sipëror e ka përfunduar në Univerzitetin e Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi” pranë fakultetit të Drejtësisë – studime për gazetari.

Artani Grubi ka përfunduar studimet pasdiplomike në Fakultetin e Drejtësisë – Gazetari, pranë Univerzitetit Shën Kirili dhe Metodi me çka fitoi titullin Magistër i Mediave dhe Komunikimit pas mbrojtjes së suksesshme të tezës me titull “Roli i mediave të reja në shoqëri në tranzicion”. Doktorant i Shkencave Politike pranë Fakultetit ttë Shkencave Sociale në Tiranë dhe Doktorant i Shkencave të Komunikimit pranë UET Tiranë.

Në zgjedhjet e vitit 2014, Grubi u zgjodh Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Artan Grubi ka përvojë punë 14 vjeçare me institucione ndërkombëtare në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Holandë me angazhime pune në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës, zyrën e NATO, Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish Jugosllavi (Tribunali i Hagës) dhe agjencione amerikane për ndihmë. Gjithashtu ka zhvilluar një rrjet të madh të kontakteve në vend dhe jashtë. Grubi ka themeluar edhe OJQnë më të madhe shqiptare dhe më me ndikim në vënd - ZGJOHU!, organizatë e cila vendosi themelet e shoqërisë së mirëfilltë shqiptare në vend.

Artan Grubi ka njohuri të shkëlqyer të gjuhës angleze si dhe njeh gjuhët holandeze dhe franceze. Grubi ka marrë pjesë në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare, simpoziume, tubime shkencore, etj.

Arsimi
  • Doktorant në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë
  • Magjistër i Mediave dhe Komunikimit pranë Univerzitetit të Shkupit – Fakulteti i Drejtësisë
  • I Diplomuar në Univerzitetin e Shkupit, Fakulteti i Drejtësisë – Studime për Gazetari