Hazbi Lika

Hazbi Lika, lindi në vitin 1972 në Tetovë, është politikan shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, ish zëvendës ministër i Punëve të Brendëshme (i emëruar më 27 qershor të vitit 2003), ish kryetar i Komunës së Tetovës (gjatë viteve 2005-2009) dhe Sekretar organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim. Arsimin e lartë ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Depertamenti i Gjuhësisë dhe Letërsisë Shqipe. Ai është i shquar për pjesëmarrje dhe organizim të lëvizjeve politike dhe ushtarake për të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe pavarësimin e Republikës së Kosovës. Shkollën fillore, e fillon dhe e mbaron në vendlindje, regjistrohet në shkollën teknike në Tetovë, ku si nxënës organizon lëvizje për mësim në gjuhën shqipe dhe haptazi kërkon ligjërimin në gjuhën shqipe. Ai këtë do ta pësoj shumë keqë, e që në moshë të mitur burgoset dhe malltretohet nga policia e sistemit komunist. Pas daljes nga burgu vazhdon shkollimin në Kaçanik. 

Me fillimin e luftës për çlirimin e Kosovës, Hazbi Lika do të jetë ndër ushtarët e parë që do t’i përgjigjet kushtrimit të lirisë. Si ushtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në rrafshin e Dukagjinit dallohet për veprat e tij duke i qëndruar besnik kësaj ushtrie deri në fund. 
Duke parë nevojën për avansim të të drejtave të shqiptarve në Maqedoni në vitin 2001 së bashku me Ali Ahmetin dhe veprimtarë të tjerë të shquar themelojnë Ushtrin Çlirimtare Kombëtare. Gjatë kësaj periudhe ishte i njohur me nofkën komandant Çela. Si produkt i kësaj lufte është rregullimi i statusit të shqiptarëve të Maqedonisë dhe marrëveshja e Ohrit. Në vitin 2002, pas luftës në Maqedoni si fuqi politike do të paraqitet Bashkimi Demokratik për Integrim bashkëthemelues i së cilës është edhe Hazbi Lika, ku njëkohësisht zgjidhet edhe Kryetar i desës në Tetovës të parties.
Hazbi Lika është figurë e rëndësishme e politikës shqiptare në Maqedoni dhe ndër të parët që fillon implementimin e marrëveshjes së Ohrit. 

Gjatë karierës së tij politike është i njohur edhe për ndryshimet e mëdha pozitive në qytetin e Tetovës si kryetar komune. Ata që e njohin komandant Çelën, që të gjithë e përshkruajnë si trim dhe të besës.