Jamin Sinani

Jamin Sinani ka lindur më 16.06.1967 në fshatin Reçan të Komunës së Gostivarit. 

Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup dhe ka kryer specializimin në fushën e Stomatologjisë së Fëmijëve dhe Stomatologjisë Preventive. 

Është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim që nga themelimi dhe anëtar i Kryesisë së Degës së BDI-së në Gostivar. 

Që nga viti 2005-2006 dhe 2008-2014 është drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar. 

Jamin Sinani është kandidat për deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Njësinë e 6-të Zgjedhore. 

Jeton në Gostivar. Është i martuar dhe baba i dy djemve.