Mirvan Xhemaili

Mirvan Xhemaili ka lindur me 06.10.1976 në Kumanovë. 
Shkollimin fillor e ka kryer në Kumanovë, ndërsa atë të mesëm në Gjilan. Fakultetin e gjuhës dhe letërsisë angleze e ka mbaruar në Tiranë. Ka magjistruar në fushën e Shkencave Politike dhe Administrim Publik në Univerzitetin e Evropës Juglindore (UEJL). Ndërkaq, doktoraturën e ka mbaruar në Universitetin Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, ku dhe fitoi titullin doktor i shkencave të filologjisë.
Punon si profesor i gjuhës angleze që nga viti 2003 në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe UEJL.