Rafis Aliti

Rafis Aliti (lindur më 29 Prill 1956) njihet si një ndër udhëheqësit operativ të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare(UÇK) dhe kontributin e dalluar gjatë Luftës së Kosovës. Gjithashtu ka luajtur një rrol kyç gjatë proceseve të demokratizimit të Maqedonisë dhe implementimit të Marrëveshjes së Ohrit pas vitit 2001. Rafis Aliti ka lindur në fshatin Radushë të Shkupit, me kombësi është Shqiptarë. Ka mbaruar fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës. Një pjesë të gjatë karrierës së tij ka punuar si Profesor, pas kryengritjes së armatosur në Maqedoni , ka qenë një nga bartësit e proceseve demokratike - ka pasur postin e Nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) gjatë periudhës 2002-2005 dhe 2005-2009. Deputet si dhe koordinator i grupit parlamentar të BDI-së si dhe anëtarë i komisioneve të ndryshme parlamentare (2002-2006;2006-2008) . Nënkryetarë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (2008-2011), si dhe anëtarë i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore, Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë. Nga Shtatori 2011 është Drejtor Gjeneral dhe Kryetar i Bordit Drejtues i SHA Posta e Maqedonisë, gjithashtu z. Rafis Aliti është edhe Kryetar i Degës Saraj të Bashkimit Demokratik për Integrim. Njëherit edhe kandidat i BDI-së për deputet në zonën nr.1, në zgjedhjet parlamentare 2014.I lindur më 29.04.1956
Përgatitja profesionale

Shkollimi fillor "Faik Konica”-Radushë
Shkollimi i mesëm Gjimnazi "Z.L.Marku”
Arsimimi i lartë Fakulteti i edukatës Fizike
Arsimi pasuniversitar 

Angazhimi profesional

Arsimtar

Angazhimi politik

Nënkryetar i BDI-së
Deputet në Parlamentin e RM-së 2002-2006
Deputet në Parlamentin e RM-së 2006-2010
Koordinatori i grupit parlamentar