Shpresa Hadri

Shpresa Hadri lindur më 6 mars 1964 në Tetovë. Në vitin 1985 kryen shkollën e lartë në Akademinë Pedagogjike ”Kliment Ohridski" - Shkup, drejtimi Gjuhë Angleze dhe punësohet si arsimtare në fshatin Shemshovë- Tetovë. Por, për shkaqe politike si ish anëtare e Organizatës ilegale "Kushtrimi i Lirisë", pas tre muajve jo të plota pune largohet nga puna dhe privohet nga ajo edhe në të ardhmen , e shpallur si person i papershtatshem ideopolitik per sistemin e atëhershëm monist. Me instalimin e sistemit pluralist edhe në Maqedoni, sërisht punësohet si mësimdhënëse e gjuhës angleze, kësaj rradhe në shkollën fillore "Liria"- Tetovë. 

Në ndërkohë, në vitin 2004 kryen me sukses provimet diferenciale në Universitetin e Tetovës, duke u kualifikuar me titullin Profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze. Në vitin 2010, mbaron studimet postdiplomike për ELT (Mësimdhënie të Gjuhës Angleze), pranë UEJL - Tetovë, duke marrë titullin Magjistër i Gjuhës Angleze. Që nga viti 2005 është bashkëpunëtore e jashtme pranë Fakultetit Filologjik - Programit Studimor: Gjuhë dhe Letërsi Angleze në USHT. Prej shtatorit të vitit 2013 është drejtoreshë në shkollën fillore "Liria"- Tetovë.