GËZIM OSTRENI

Ka lindur në Dibër më 1 nëntor 1942. I martuar, baba i i dy fëmijëve, djalë e vajzë. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje më 1956.

Pas mbarimit të shkollës fillore ndjek mësimet në shkollën shqipe për mësues "Zef Lush Marku" në Shkup, të cilën e mbaroi në vitin shkollor 1960/1961. 
I diplomuar për sociologji – filozofi në Prishtinë.

Pas mbarimit të shkollës së mesme u punësua si mësues në shkollën fillore në Selokuqi në Dibër.
Më 1962 seksioni për Mbrojtje popullore e dërgon në Shkollën e Këmbësorisë për Oficerë Rezervë në Bileqe, të cilën e mbaron me sukses të shkëlqyeshëm. Aty merr gradën nëntoger këmbësorie.

Më 1964 pas kthimit prej armate, në prill u punësua si mësues në shkollën fillore në Dibër, ndërsa në të njëjtën kohë u kooptua si anëtar i Komitetit Komunal të Rinisë popullore në Dibër. Në shtator të të njëjtit vit u zgjidhet kryetar i Komitetit komunal, detyre të cilën e  ushtroi si funksionar i paguar prej 1 tetor të 1964, deri më 31 dhjetor 1968, ndërsa si volonter vazhdoi ta ushtroj këtë detyrën deri më 1971.

Më 1966 u zgjodh anëtar i Komitetit qendror të Rinisë socialiste të Maqedonisë. Gjatë 1965 dhe 1966 ishte anëtar i Këshillit qendror të Popullit punonjës Socialist të Maqedonisë.
Duhet të theksohet se në kohën e tërmetit katastrofal në Dibër, në nëntor të vitit 1967 e formoi dhe udhëhoqi Brigadën rinore plot dy muaj. Kjo brigadë kishte kontribut të madh në zbutjen e pasojave të tërmetit duke kryer shërbime të ndryshme për qytetarët, duke përfshi këtu edhe detyrat më të rënda.

Duke filluar nga 1 janari i vitit 1969 u punësua  në Seksionin e punëve të Brendshme në Dibër si inspektor për kufijtë, të huajt, dokumentet e udhëtimit, komunikacion etj.

Në qershor të vitit 1969, me propozim të Këshillit për Mbrojtje popullore në Dibër dhe me pëlqim të Shtabit kryesor të Mbrojtjes Territoriale të Maqedonisë, kuvendi i komunës e emëroi shef të shtabit të mbrojtjes territoriale të Dibrës; ndërsa më 1972 u dërgua në kurs të Akademisë së Lartë Ushtarake në Beograd për tu përgatit si oficer shtabi. Këtë kurs e mbaroi me rezultate të shkëlqyeshme, si më i miri në klasë.

Pas përfundimit të kursit në ALU në Beograd u emërua komandant i Mbrojtjes territoriale të komunës së Dibrës, prej ku edhe u pensionua më 1 maj 1991 me gradën major.

Në fillim të vitit 1999, radhitet në rradhat e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në mars të të njëjtit vit iu besua detyra e shefit të shtabit të Zonës së tretë operative të UÇK – së që vepronte në Dukagjin e që përfshinte territoret e komunave Gjakovë, Deçan, Pejë, Istog, Klinë dhe Rugovë ku pas përfundimit të luftës u bë komandant i Zonës së tretë me gradën gjeneral – major, të cilën ia ndau Qeveria e përkohshme e Kosovës.

Pas demilitarizimit të UÇK – së dhe transformimit të saj në TMK, u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm të TMK – së si gjeneral-major me dy yje në përputhje me gradat në NATO, - duke filluar nga 1 prilli i vitit 2000. Në këtë funksion, përveç tjerash detyra kryesore ishte kontributi i TMK – së në rindërtimin e fondit banesor të qytetarëve të Kosovës.

Në vitin 2001, gjatë luftës në Maqedoni ishte kryeshef i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare deri më 26 shtator të vitit 2001, e cila përfundoi me dorëzimin e armëve NATO – s, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Më 5 qershor të vitit 2002 u formua partia politike Bashkimi Demokratik për Integrim, në të cilën nga shkurti i vitit 2003 u emërua sekretar i përgjithshëm i BDI – së, ndërsa nga 3 tetori 2002 është edhe deputet në parlamentin e Maqedonisë, ndërsa në nëntor të viti 2003 e mori detyrën e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI – së.

Më 25 qershor 2003, kuvendi i Maqedonisë solli vendim për formimin e Trupit koordinativ për zbatimin e ligjit mbi dorëzimin vullnetar, municionit dhe lëndëve shpërthyese si dhe legalizimin e armëve dhe me këtë rast u caktua nga ana e Kuvendit si kryetar i këtij trupi koordinues. Detyrë të cilën e kreu me sukses.

Në Zgjedhjet Presidenciale 2004 isha kandidat për kryetar të Republikës së Maqedonisë.
Në vitin 2005 u emërova Nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë.
Më 3 dhjetor 2005, në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, u emërua Sekretar i përgjithshëm i partisë.