TAHIR HANI

I lindur më 15 dhjetor 1961 në Veleshtë, Strugë.
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Anëtar i:

Komisionit për çështje kushtetuese,
Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji,
Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar,
Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë dhe
Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë.
Zëvendës-anëtar i:

Komisionit juridiko-ligjvënës,
Komisionit për sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
Komisionit për mbikëqyrje  të zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve nga ana e Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe
Komisionit për punë dhe politikë sociale.