XHEVAT ADEMI

I lindur më 8.12.1962 në Reçicë të Madhe, Tetovë.
 Ka kryer arsimin e lartë-gazetar. Ka qenë zëvendës-ministër i Vetadministrimit Lokal në Qeverinë e RM-së në vitin 2004. 
Ka qenë deputet edhe në ish-përbërjen parlamentare.

Kryetar i Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Anëtar i:

Këshillit nacional për eurointegrime,
Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
Komisionit për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve,
Komisionit për vetadministrim lokal,
Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore,
Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin parlamentar të Frankofonisë,
Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin  Republikës së Francës dhe
Grupit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë  për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës.
Zëvendës-anëtar i:

Komisionit për mbrojtje dhe siguri,
Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim (Komiteti i përzier Parlamentar UE-Republika e Maqedonisë).