TEUTA ARIFI

Anëtare  dhe nënkryetare e BDI-së. E lindur më 19.10.1969 në Tetovë. Shqiptare. Doktor e shkencave filologjike-profesoreshë universitare. Ka qenë deputete edhe në ish-përbërjen parlamentare.

Kryetare e Komisionit për politikë të jashtme.

Anëtare e:

Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
Këshillit nacional për eurointegrime,
Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim (Komiteti i përzier Parlamentar UE-Republika e Maqedonisë),
Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës së Rusisë dhe
Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Shtetit të Izraelit.
Zëvendës-anëtare e:

Komisionit për kulturë.