Biegman: Maqedonia është një vend me fat që e ka Ali Ahmetin
Maqedonia është një vend me fat që e ka atë (Ali Ahmetin)

Nicolaas BIEGMAN

Asnjë shtet nuk mund të mbijetëojë vetëm në këtë botë, por një shtet i vogël siç është Maqedonia ndoshta ka nevojë për pjesën tjetër të botës më tepër se shtetet e mëdha.

Marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjtë e saj janë një parakusht i domosdoshëm. Komunitetet mund të veprojnë si ura midis maqedonisë dhe fqinjve të saj gjithmonë duke i respektuar kufijtë ndërkombëtar. 

Integrimi në një organizatë të fuqishme politike, ekonomike dhe të sigurisë është thelbësor për Maqedoninë me qëllim që ajo të kuptohet në mënyrë serioze në aspektin ndërkombëtar dhe që të ketë besimin e investitorëve. Nëse për këtë gjë duhet paguar një çmim, më konkretisht në aspektin e emrit të shtetit, një çmim i arsyeshëm duhet me tt vërtetë të paguhet. Krenaria kombëtare mundet dhe duhet të bazohet në gjëra të tjera. Mbetja në emrin e tanishëm me të vërtetë po bëhet jashtëzakonisht e shtrenjtë.
 
Duke pritur që mbi grekët të ushtrohet presioni vendimtar mund të dëshmohet të jetë një ushtrim (veprim) i kotë.

Folur përgjithësisht, anëtarët e një organizate kanë përparësi në krahasim me ata të cilët nuk janë anëtarë, madje edhe nëse kjo shkakton (prodhon) një situatë të padrejtë siç është rasti i tanishëm.

Pasi që të zgjidhet çështja e emrit, do të vijojnë negociatat me NATO-n dhe BE. Në veçanti me BE ata do të duhet të krijojnë një reputacion një sferat siç janë sundimi i ligjit, demokracia, të drejtat njerëzore, gjyqësia, eliminimi i korrupcionit dhe nepotizmit dhe trajtimin e barabartë të pakicave. BE gjithashtu ka krijuar një alergji ndaj macionalizmit  të tepërt.

Kërkesat e Bashkimit (Unionit) Evropian për anëtarët perspektiv janë bërë shumë më  të rrepta se sa që kanë qenë, që prej vetëvetes është gjë pozitive. 

Prandaj duke ju bashkëngjitur Unionit, prej anëtarëve perspektiv (të ardhshëm) pritet që të rregullojnë shtëpinë (oborrin) e tyre, gjë kjo e cila në disa faza do  të duhej gjithsesi që të realizohej.

Prandaj fillimi eventual  i negociatave do  të jetë vetëm hapi i parë në rrugën e anëtarësimit.

Lidhur me komunitetet, BDI duhet të kuptojë se shqiptarët, edhe pse janë në numër më të adh, nuk janë grupi i  vetëm i tillë. Trajtimi i barabartë duhet të zgjerohet edhe në komunitetet e tjera gjithashtu. 

Shqiptarët, të cilët kanë përjetuar eksperiencën e tyre me diskriminimin, mund të luajnë një rol udhëheqës në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Maqedonia ju takon në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarëve të saj. 

Në botën tonë të globalizimit dhe konkurruese, zbulimet dhe inovacionet janë thelbësore për të arritur dhe mirëmbajtur statndardet edenja të jetesës. Maqedonia do të duhet të hvillojë potencialin e saj njerëzor dhe të zhfrytëzojë atë tërësisht. Kjo kërkon nivele të larta të arsimimit dhe të lirisë intelektuale dhe akademike.

Turizmi masiv nuk do të bëjë të qëndrueshme ekonominë e Maqedonisë. 

Më kujtohet z-ri Ali Ahmeti si njëri prej politikanëve të paktë të Maqedonisë i cili kishte një vizion për të ardhmen e këtij shteti. Kjo ishtë në atë periudhë kohore kur u themelua Bashkimi Demokratik për Integrim. 

Unë tanimë ka më tepër se dhjetë vite që jam larg nga vendi juaj, por besoj se çasja e tij edhe më tutje mbetet e pandryshuar. Maqedonia është një vend me fat që e ka atë (Ali Ahmetin).




01.Apr.2015