Mallias: Ali Ahmeti ndërton ura përderisa të tjerët ndërtojnë statua
Vetë Ali Ahmeti është një lider politik shumë i respektuar dhe i përgjegjshëm, në Shkup, Bruksel, edhe në Athinë gjithashtu

Aleksandros Mallias

I nderuar Kryetar, Ali Ahmeti, Të dashur miq

Ali Ahmeti ndërton ura, përderisa të tjerët ndërtojnë statua.
----------------------------------------------------------------

Është një nder i madh për mua që jam i ftuar në Kongresin e parë Tematik të BDI-së në një panel kaq interesant dhe të shquar.

Më lejoni në fillim të falënderoj Ali Ahmetin.

Nuk do të harroj asnjëherë takimin e tonë të parë, 13 ose 14 vjet më parë, diku në Tetovë, atëherë kur e kishte të ndaluar të lëvizë nga “streha e sigurte” e tij dhe ta vizitoj Shkupin.

Prej atëherë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka arritur të transferohet nga një lëvizje guerile në një parti politike të themeluar mirë dhe performanca të mira.

Vetë Ali Ahmeti është një lider politik shumë i respektuar dhe i përgjegjshëm, në Shkup, Bruksel, edhe në Athinë gjithashtu.

Përderisa të tjerët harxhojnë para, kapital politik, energji dhe kohë në ndërtimin e statujave, Ali Ahmeti ka arritur të ndërtone ura, duke e përfshirë edhe me Greqinë. Në fakt, që nga viti 2007 ai është i vetmi lider politik  i këtij vendi që ka marrë pjesë në disa vizita zyrtare në Athinë.

Sot nuk e kam ndërmend të flas për ngjarjet e 2001-shit. Pikëpamjet e mija personale janë të publikuara në gazeta këtu në Shkup, në Tiranë, në Prishtinë dhe në mënyrë më të detajuar në librin që e publikova në vitin 2013.

Modestia nuk është një lule që rritet shpesh në kopshtet Greke, më lejoni të theksoj se fakti që BDI e përfshiu Drejtorin Politik të Greqisë në çështjet e Ballkani në panelin e sotshëm, flet vet për veten e saj. Ajo pasqyron rolin dhe angazhimin pozitiv që ka pasur Greqia në skenë dhe prapa skenave në vitin 2001.

Gjithashtu këtu përreth kësaj tavoline të pranojmë prezencën e personaliteteve të cilët me fjalën dhe me shpatën e tyre, me angazhimin dhe veprat e tyre i kanë dhënë formë dhe kanë ndikuar në formimin dhe riorganizimin politik në Ballkan. Gjithashtu kanë kontribuar në procesin e stabilizimit të shtetit tuaj. Për fat të keq kjo tashmë është harruar me qëllim.

Njëzet vjet më parë ; kujtime nga e kaluara

Kam shpenzuar 20 vjet pune në dhe për regjionin tonë. Që nga viti 1991, unë kam qenë i përfshirë në çështjet tona duke shërbyer si Këshilltarë i Parë për Çështje Politike në Neë York.

Hera e parë që e kam vizituar Shkupin ka qenë pranvera e vitit 1994, ndërsa shërbeja si Kryetar i Zyrës së European Union Monitor Mission (ECMM) me qendër në Sofje. Në atë kohë, kishte ndërprerë marrëdhëniet konsullore dhe ka mbyllur Konsullatën e Përgjithshme në Shkup, mbylli kufijtë dhe vendosi embargo.

Kam qëndruar për gjashtë muaj në Grand Hotel në Shkup, përderisa më monitoronte ish Ministri i Brendshëm, vet ai më tha një vit më vonë kur unë u drejtova si Përfaqësues Diplomatik i Greqisë në Shkup. Padyshim raportimet e tij ishin të dobishme për mua.

Megjithatë, autoritet e juaja asnjëherë nuk e treguan pjesëmarrjen time në mediat tuaja dhe gazetarët Grek. A do të ishte e mundur ajo sot? Sigurisht kjo është një pyetje retorike.

Unë kam punuar me qetësi nën mbrojtjen e shefit të OSBE-së Ambasadorit Norman Anderson, një nga tre Ambasadorët Amerikan në Shkup, duke përfshirë Victor Comras Shefin e parë të ShB dhe Ambasadorin e fundit Robert Froëick.

Pavarësisht marrëdhënieve të trazuara dhe mungesës së ndonjë kontakti direkt bilateral, të dyja palët e kuptuan, pa ndonjë konsultim paraprak se kishte ndonjë interes të përbashkët në të paturit dikë nga Greqia në Shkup.

Kontakti im i rregullt, me banim në rrugën Ulica Markovic 5, ishte Ambasadori i mëvonshëm Vanja Tosevski, me të cilën shkonim mirë që nga viti 1993, në Neë York, gjatë kësaj beteje të ashpër diplomatike  “ëin-ëin” që çoi në miratimin e Rezolutës 817 (7 Prill 1993) të UNSC-së dhe në anëtarësimin e vendit tuaj në OKB nën emrin e përkohshëm “Ish Republika Sllave e Maqedonisë”.

Arben Xhaferi dhe Abdulrahman Aliti kanë qenë ndër bashkëbiseduesit e mi. Jam i lumtur që mes delegatëve është edhe bija etij Nora Aliti.

Mbaj mend që nga Sofia për në Athinë udhëtoja përmes Cyrih, për të bërë gjurmim të misionit tim nga autoritetet kufitare Greke. Ata asnjëherë nuk e vënë re këtë vulë në pasaportën time. Ende e konsideroj këtë një ndër misionet e mia më delikate.

E gjithë kjo i takon të kaluarës. Megjithatë, mua më duket e tashme. Ajo mbetet e rrënjosur në memorien time.

Disa prej nesh që me të vërtetë kemi ndërmarrë misione të veçanta dhe rreziqe në të kaluarën dhe nuk kena kursyer përpjekjet për të formuar dhe ndërtuar marrëdhëniet tona, ne në fakt nuk ndjehemi komfort në situatën e tashme. 

Shkup: brezi dhe indoktrinomi i ri politik

Jam shumë i shqetësuar, me imazhin e “armikut” ose më mirë thënë “fqinj i keq” në mënyrë sistematike dhe zyrtarisht i orkestruar në Shkup drejt Greqisë. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme.

Nëse ky trend vazhdon, kjo do të bëhet një çështje shumë serioze për Greqinë.

Brezi i ri fanatik nuk është mënyrë e mirë për të arritur kushtet me fqinjin tuaj. Me keqardhje, ky indoktrinim fillon në shkollë me tekstet shkollore. I gjithë pranishëm në harta, libra retorika publike dhe media të kontrolluara shtetërore. Kudo.

Nuk do të përmendi Aleksandrin e Madh dhe politikën zyrtare të “archaiyation”. Të vetmin ndikim që kishin ishte për të bërë Shkupin një qytet antipatik dhe nxitës për grekët. Ajo çka duhet janë statujat që do ju drejtojnë drejt Brukselit e jo drejt Babilonisë. E di që ky është një rrezik i orkestruar dhe kalkuluar mirë.

Disa vjet më parë, Shqiptarët etnik ishin “armiku”. Aktualisht, të paktën që nga viti 2007, udhëheqja nacionaliste drejtohen drejt Grekëve. Njihet si “teoria humbëse”. Nuk është asgjë e re; gjithsesi, është ende aktuale në retorikën zyrtare.

Me lejoni që në këtë pikë të përdori fjalët e Abraham Linkolnit dhe tu apeloj atyre në Shkup që luajnë në kartën nacionale dhe kanë ndjenjë emocionale në publik dhe të rive në veçanti:

Pasioni na ka ndihmuar, por nuk mund të bën më shumë. Do të jetë armiku jonë në të ardhmen.

Me keqardhje e them se e ardhmja është bërë e tashme.

Përbërësit për zgjedhjen e çështjes së emrit

Greqia është e gatshme që të lidhë marrëveshje me ju në lidhje me çështjen e emrit në bazë të Rezolutës 817 dhe 845 të UNSC dhe në përputhje me Bukureshtin, Çikagon dhe Deklarimin e Samitit të NATO-s Cardiff. Gjithashtu, në përputhje me konkluzionet e përsëritura të Këshillit Evropian.

Greqia, që prej shtatorit të vitit 2007, shkoi më larg duke u ofruar mundësi për të arritur marrëveshje në lidhje me çështjen e emrit, në këto linja: “ një emër të përbërë, me përcaktim gjeografik për të gjitha përdorimet”. Për fat të keq, qeveria juaj me qëllim dështoi në shpjegimin e rëndësisë të këtij propozimi – lëvizje nga qëndrimi jonë i mëhershëm – partnerit tuaj në koalicion dhe opinionit publik.

Që atëherë, qeveritë e njëpasnjëshme të Athinës, pavarësisht dallimeve të rëndësishme në një grup të madh të çështjeve, e përsërisin këtë propozim.

Kjo pikërisht është edhe pozicion i adoptuar gjithashtu edhe nga Kryeministri Alexis Tsipras në paraqitjen e koalicionit të Programit Qeveritar para parlamentit.

Athina kupton se nuk ka homolog të përgjegjshëm në Shkup. Ata të cilët në të kaluarën e afërt në Greqi e dhanë më të mirën për të ndërtuar besim me udhëheqësin tuaj, ishin ulur sistematikisht nga bashkëbiseduesit e tyre në Shkup.

Iniciativa tjetër – një propozim CBM nga Athina

Megjithatë, mendoj se Athina do ti propozon qeverisë suaj një paketë dhe proces CBM. Reagimi fillestar negativ nga zyrtarët në Shkup nuk më habit. Ne sinqerisht shpresojmë se qeveria juaj do ta rishikoj qëndrimin e tyre.

Gjeneratës së re duhet tu ofrojmë një perspektivë të ndryshme në krahasim me të kaluarën dhe në veçanti me status quo-në e tanishme.

Nëse duhet ta emërojmë këtë CBM paketë, le ta quajmë “Iniciativa e Gjeneratës së ardhshme”.

Tu ofrojmë atyre një të ardhme më të mirë, jo vetëm për të qenë fqinj por të jena të gatshëm të jetojmë si miq.

Duhet të punojmë bashkërisht për të zgjedhur situatën e tanishme. Unë qëndroj para jush, si një nga pionerët e formimit të marrëdhënieve tona për më shumë se 20 vjet.

Greqia është e gatshme dhe pret të mare një PO për çështjen e emrit, duke u referuar linjave që i përmenda më herët.

Në këtë fazë, kjo varet nga udhëheqësit tuaj për të shkuar një hap më para për tu takuar në mes.

Ura mbi AXIOS/VARDAR është aty. Vetëm vendosni për të kaluar atë.

Për të arritur këtë qëllim apo objektiv, roli i Shqiptarëve autokton dhe ai i BDI-së në veçanti duhet të bëhet katalizatori.


06.Apr.2015