Anketa e fundit: Ali Ahmeti dhe BDI fitojnë zgjedhjet në mënyrë absolute tek shqiptarët
Për VMRO-DPMNE-në 23.7 për qind e anketuesve, për LSDM-në 18.9, për BDI-në 6.2 për qind të anketuesve

Televizioni “Telma” përmes M-Prospekt ka realizuar anketë për rejtungin e partive politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Në pyetjen se “për cilën parti do të votoni”, shqiptarët janë shprehur me 24.6 për qind për BDI-në e Ali Ahmetit, për PDSH 12.9 për qind, parti tjetër 10.7 për qind, të papërcaktuar janë shprehur 11.2 për qind, dhe 14.3 për qind nuk do të votojnë, ndërsa kanë refuzuar të përgjigjen 18.8 për qind e shqiptarëve të anketuar.

Madje, në pyetjen se “nëse mbahen zgjedhjet nesër për cilë parti do të votoni” del me sa vijon: Për VMRO-DPMNE-në 23.7 për qind e anketuesve, për LSDM-në 18.9, për BDI-në 6.2 për qind të anketuesve, PDSH-ja me 3.3 për qind, Lëvizja “Besa” 1.2, dhe për të tjerët 4. 3 për qind, ndërsa 18.2 nuk janë përgjigjur fare, derisa 14.9 janë deklaruar të papërcaktuar dhe 8.5 nuk do të votojnë.


25.Nov.2016