Kryetari Ahmeti, urim me rastin e Pashkëve
Kjo festë është edhe një rast për të reflektuar mbi paqen, faljen dhe pajtimin si parakushte për një të tashme dhe të ardhme më të mirë

Të nderuar besimtar,
 
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Pashkëve, festës së triumfit të jetës dhe shpresës.
 
Të nderuar bashkëqytetar dhe bashkëkombas,
 
Kjo festë është edhe një rast për të reflektuar mbi paqen, faljen dhe pajtimin si parakushte për një të tashme dhe të ardhme më të mirë. Edhe përballë tundimeve dhe sfidave të kësaj kohe, mbaj bindje të palëkundur, se gjërat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ato që na ndajnë. 

Le të na shërbejë kjo festë në kultivimin, promovimin dhe forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.
 
Për secilin prej jush, per familjet e juaja, uroj mbarësi, shëndet dhe mirëqenie.
 
Me respekt,
Ali Ahmeti


15.Apr.2017