Kryetari Ahmeti takon ambasadorët e BE-së: Përshëndetet zgjedhja e kryeparlamentarit të ri

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ahmeti, realizoi takim me delgacionin e lartë të përfaqësuesve diplomatik të shteteve të BE-së në vend, të përbërë nga Ambasadori i Britanisë së Madhe z. Charles Garrett, ambasadori i Mbetërisë Holandeze z. Wouter Plomp, ambasadori i Suedisë z. Mats Staffansson si dhe zv/Ambasadori i Republikës Gjermane z. Marco Acquaticci.

Në takim mysafirët përshëndetën zgjedhjen e Kryeparlamentarit nga mazhoranca e re në Kuvendin e Maqedonisë si dhe rikonfirmuan mbeshtetjen e plotë të BE-së, për sa i përket formimit sa më të shpejtë të institucioneve ekzekutive, me qëllim që vendi përmes një qeverie të re dhe reformiste, të vazhdojë sa më shpejtë rrugën drejt proceseve integruese në BE dhe NATO.


03.May.2017