Kryetari Ahmeti takon Ambasadorin BE-së z.Samuel Zhbogar
Dënoi ngjarjet e dhunës në Kuvend me ç'rast përsëriti qëndrimin e BDIsë që kthim mbrapa nuk ka

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti në një takim pune Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Samuel Zhbogar. 

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Zhbogar diskutuan rreth situatës së krijuar në vend pas ngjarjeve të 27 prillit, gjendjen e sigurisë si dhe për hapat e metejmë.

Z Ahmeti përsëri dënoi ngjarjet e dhunës në Kuvend me ç'rast përsëriti qëndrimin e BDIsë që kthim mbrapa nuk ka.

Pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, duhet që z. Ivanov të dorëzon mandatin shumicës së re reformuese parlamentare dhe më pastaj të zgjidhet Qeveria e re. 

Z. Ahmeti falënderoi Ambasasorin Zhbogar për mbështetjen e madhe ndërkombëtare dhe nënvizoi që liderët politik në Maqedoni duhet të përkujdesen për sigurinë dhe stabilitetin e vendit përballë përpjekjeve rajonale dhe gjeopolitike për destabilizim.


04.May.2017