Kryetari Ahmeti në takim me përfaqësues të lartë të OSBE-së në Maqedoni
Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces

Mbrëmë në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, u takua me Përfaqësuesin Special të Kryesuesit të OSBEsë, Ambasador Christian Strohal si dhe Ambasadoren e OSBE në Maqedoni, zonjën Nina Soumalainen.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Strohal bashkëbiseduan për gjendjen politike në vend pas dhunës së 27 prillit si dhe për zhvillimet që duhet të vijojnë.

Z Ahmeti falënderoi misionin e OSBEse në vend për kontaktin e vazhdueshëm me deputetet gjatë mbrëmjes së 27 prillit.

Kryetari Ahmeti tha që Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces. 

Z. Ahmeti foli për prioritet e qeverisë së re që janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Njëkohësisht, z. Ahmeti shprehu shqetësim për mundësinë e frymëzimit të telasheve në vend për interesa gjepolitik dhe ftoi komunitetin ndërkombëtar që të përqëndron vëmendjen në zhvillimet në vend dhe rajon.


05.May.2017