Kryetari Ahmeti uron Presidentin e Francës, Makron
Ju shpreh urimet më të përzemërta Juve dhe popullit francez për zgjedhjen e qartë për vlerat evropiane

I nderuar zoti President,

Duke mirëpritur me kënaqësi zgjedhjen Tuaj në postin President i Republikës franceze, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t'Ju shpreh urimet më të përzemërta Juve dhe popullit francez për zgjedhjen e qartë për vlerat evropiane.

Integrimi euro-atlantik mbetet alternativa e vetme për Maqedoninë dhe shpreh bindjen e plotë, se Ju do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Përëndimor.

Duke shprehur edhe një herë urimet e mia për Ju dhe vendin tuaj, Ju lutem pranoni zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt, 
Ali Ahmeti


08.May.2017