Kryeparlamentari Xhaferi pret në takim presidentin e REK, Avdullah Hasani

Presidenti i  Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani është pritë sot nga kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Hasani është zyrtari i parë nga Kosova, i cili ka takuar zyrtarisht kryeparlamentarin Xhaferi.

Në këtë takim, Hasani uroi Xhaferin për detyrën e rë. Ndërsa, shtoi se zgjedhja e tij në krye të Kuvendit të Maqedonisë tregon se shqiptarët në këtë shtet janë faktor vendimmarrës. Në anën tjetër, kryeparlamentari Xhaferi falënderoi delegacionin e KREK-ut për këtë vizitë dhe për kujdesin e treguar. Kryekuvendari i Maqedonisë tha se të rinjve në Kosovë dhe Maqedoni duhet t’u ofrohet hapësira e merituar.


11.May.2017