Kuçi: Turizmi një nga sektorët me rritje më të shpejtë ekonomike dhe mundësi për vende të reja të punës

Ministri i Ekonomisë z. Driton Kuçi sot morri pjesë në shpërndarjen e çertifikatave SHL për trajnuesit për aftësi teorike dhe punës praktike nëpër hotele të trajnuar nga akademia për menaxhim  hotelierik nga Lucerni një nga institucionet më prestigjioze në Zvicër.

Në vijim keni fjalimin e plotë të Ministrit Kuçi:

Turizmi është një nga sektorët me rritje më të shpejtë ekonomike në vendin tonë,i cili ka potencial të madh për tërheqjen e investimeve të huaja dhe atyre vendore,që njëkohësisht do të thotë një mundësi më shumë për krijimin e vendeve të reja të punës. Megjithatë, gjatë shfrytëzimit të potencialeve të turizmit në Maqedoni,po   përballemi me sfida që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës turistike lokale,qasje deri tek një fuqi punëtore më të kualifikuar si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në sektorin e turizmit.

Mu për këtë, trajnimet e këtilla për trajnerë të çertifikuar sipas metodologjisë së Akademisë Zvicerane të Menaxhimit  hotelierik nga Lucerni,të cilat u organizuan përmes një bashkëpunimi intensiv të Ministrisë së Ekonomisë, Ambasadës Zvicerane e përfaqësuar nga Programi për rritjen e punësimit në treg dhe Akademisë prestigjioze Zvicerane për Menaxhim hotelierik nga Lucerni, paraqesin dhe përcaktimin tonë për të përmirësuar standardet e punës dhe cilësinë në shërbimet e sektorit turistik.

Më lejoni që me një kënaqësi të veçantë tju informoj se Ministria e Ekonomisë, përveç mbështetjes profesionale që ka ofruar për realizimin e këtij trajnimi,ka siguruar edhe mbështetje financiare për procesin e çertifikimit të kandidatëve që kanë aplikuar në thirrjen publike për trajnime dhe kanë plotësuar kushtet për pjesëmarrje në të njejtin.

Këto trajnerë të çertifikuar iu nënshtruan edhe trajnimit gjithëpërfshirës që  përbëhej nga aftësimi teorik,punës praktike në hotele dhe testimin përfundimtar sipas standardeve më të larta zvicerane në hotelieri. Kjo do të thotë se nivelet e njohurive dhe aftësive që posedojnë këta trajnues janë të njohura nga një prej institucioneve më prestigjioze për Menaxhim hotelierik në Zvicër.

Mua personalisht më bën të lumtur edhe fakti se këta trajnues njohurit dhe përvojën e fituar do ta ndajnë në tërë sektorin e turizmit duke ndihmuar kështu në përmirësimin e standardeve dhe avancimin  e  turizmit në Maqedoni. Shpresoj që sektori i turizmit nga ky trajnim të arrijë të njohë cilësinë dhe do të shfrytëzojë  mundësinë për të përmirësuar punën tyre në përputhje me standardet më të larta turistike Zvicërane.

Në fund, më lejoni të uroj të gjithë trajnuesit e paisur me çertifikata –SHL për përfundimin me sukses të këtij trajnimi duke bërë një hap para në karrierën e tyre dhe tu uroj trajnime tjera të suksesshme,ndërsa punëtorët e turizmit ti inkurajoj për të shfrytëzuar këto kurse ,për të përmirësuar cilësinë në shërbime turistike duke ju dëshiruar një sezon të suksesshëm veror.


12.May.2017