Lutfiu në hapjen e simpoziumit të parë ndërkombëtar “Strategies for Predictable Implant Therapy”

Shoqata e Implantologëve Shqiptarë të Maqedonisë e organizoi Simpoziumin e I-rë Ndërkombëtar në Shkup me temë: “Strategies for Predictable Implant Therapy”.

Me ftesë të Shoqatës së Implantologëve Shqiptarë të Maqedonisë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, mori pjesë në hapjen e simpoziumit që u organizua me datë 14 Maj 2017 në hapsirat e Hotel Bushi Resort në Shkup.

Duke përshendetur organizimin e simposiumit Ministri Lutfiu tha se nga ky mjedis ku kultivohen së bashku frymëzimi, përkushtimi, pasioni jo vetëm për të qenë pjesë e një profesioni të nderuar dhe fisnik si ai i mjekut apo stomatologut, por për të kapërcyer çdo vështirësi në emër të jetës njerëzore, si Ministër i Arsimit dhe bartës i përgjegjësive shteterore, më e pakta që mund të bëjmë për shkencëtarët, organizatat, shoqatat jo-qeveritare, është krijimi i kushteve dhe mbështetja e simpoziumeve të këtilla shkencore, me qëllim që tu japim një shansë qoftë profesionistëve, qoftë edhe mjekëve në praktikë, që të mësojnë metodat inovative dhe të avansuara që praktikohen nëpër botë, dhe ti sjellim në vendin tonë, gjithmonë për të qenë sa me afër në shërbim të qytetarëve.

Midis tjerash Ministri Lutfiu theksoi: “Në një botë ku burimet për kërkime mjekësore po kufizohen përherë e më tepër, mjekët dhe shkencëtarët e vendit tim kanë nevojë për mundësitë që ofrojnë pikërisht organizata të tilla sic është Shoqata e Implantologëve Shqiptarë të Maqedonisë që është pjesë e Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, në bashkëpunim me British Academy of Implant and Restorative Dentistry, dhe shpresoj që ky eveniment mos të jetë i fundit, por të shëndrohet në një traditë vjetore.”


14.May.2017