Ahmeti: Do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetarëve, kthim mbrapa nuk ka
Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook ka përshëndetur dhënien e mandatit nga Ivanovi duke shkruar:

Mirëpres dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën.

Siç edhe thash qysh në fillim, ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka.

Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marredhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik.


17.May.2017