Ministri Kuçi pret Absolventët e USHT-së në shoqërim me Profesoreshën nga SHBA, Judithanne Scourfield McLauchlan

Ministri i Ekonomisë z. Driton Kuçi, pret absolventët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, dega e fakultetit të Juridikut në krye me ligjëruesin e tyre Dr. Jusuf Zejneli, me çrast që takimi të ishte dhe më profitabil në vizitë speciale sëbashku me studentët morri pjesë dhe Profesoresha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës znj. Judithanne Scourfield McLauchlan nga Universiteti Floridës Jugore St. Petersburg.

Absolventët kishin rastin të njihen më afër me punën e Ministrit Kuçi si dhe kishin mundësinë që të shohin se si më konkretisht bëhet menaxhimi më efektiv në Ministrinë e Ekonomisë, duke vizituar dhe sektorët përgjegjëse që posedon Ministria e Ekonomisë.


18.May.2017