Kryetari Ahmeti uron muajin e Ramazanit: Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara
Le të na shërbejë ky muaj i bekuar për të reflektuar mbi paqen me veten dhe të tjerët, tolerancën dhe respektin

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar muajin e Ramazanit:

Të dashur besimtar mysliman,

Kam nderin e veçantë të ju uroj përzemërsisht për fillimin e muajit të sakrificës, përkushtimit dhe mëshirës, muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Le të na shërbejë ky muaj i bekuar për të reflektuar mbi paqen me veten dhe të tjerët, tolerancën dhe respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe bamirësinë.

Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!


27.May.2017