Ministri i Drejtësisë, Bilent Saliji u takua me ambasadorin e SHBA-ve, Xhes Bejli

Ministri i drejtësisë z. Bilen Saliji priti në takim zyrtar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara te Amerikës, ekselencën e tij Xhes Bejlin. 

Gjatë takimit të realizuar në Ministrinë e drejtësisë ministri Saliji falënderoi ambasadorin Bejli si dhe qeverinë e SHBA-ve për ndihmën dhe  kontributin e vazhdueshëm që e kanë dhënë në mbështetjen dhe zhvillimin e sistemit juridik të vendit. 

Gjithashtu, ministri Saliji uroi që ky bashkëpunim dhe kjo ndihmë nga SHBA-të të vazhdojë edhe më tej në procesin e forcimit të sundimit të ligjit, rritjen e pavarësisë së gjyqësorit si dhe kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Në takim u bisedua edhe për reformat që duhet të ndërmerren nga ana e Qeverisë, reforma këto që duhet ta shpiejnë vendin drejtë rritjes së efikasitetit, transparencës dhe zbatimit të ligjit  si dhe integrimeve euro-atlantike. 

Ambasadori Bejli uroi ministrin Saliji për emërimin e tij në postin e ministrit të drejtësisë duke potencuar mbështetjen që SHBA-të në të kaluara kanë bërë për Republikën e Maqedonisë në fushën e jurisprudencës.  Poashtu, z. Bejli garantoi se SHBA-të edhe më tej do të jenë në ndihmë të Republikës së Maqedonisë në procesin e zhvillimit të sistemit të drejtësisë.


08.Jun.2017