Osmani takon Ambasadoren e Austrisë, Kobler: Tani është momenti, EU agjenda top prioritet

Zv/kryeministri për çështje Evropiane, Bujar Osmani, ka realizuar një takim me Ambasadoren e Austrisë në Shkup, Renata Kobler.

Me këtë rast, Osmani njoftoi ambasadoren Kobler për prioritetet e Qeverisë së re në periudhën që vjen në lidhje me integrimet në BE, duke shtuar se do të vazhdojë bashkëpunimi për reformat urgjente.

Osmani theksoi se përqëndrimi mbetet në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga reformat urgjente prioritare dhe Marrëveshjes së Përzhinos.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që Maqedoninë e pret një periudhë e punës së madhe për ta kthyer në rrugën e BE-së.


08.Jun.2017