Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Hungarisë në Shkup, Laslo Ishtvan Duks

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Hungarisë në Shkup, Laslo Ishtvan Duks.

Ministri Bekteshi në takimin njoftues me ambasadorin hungarez, shpehu kënaqësinë nga bashkëpuni intensiv ekonomik mes Maqedonisë dhe Hungarisë, të cilin e dëshmon rritja e vazhdueshme e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, e cila është dyfishur tre viteve të fundit, rritja e numrit të turistëve dhe bashkëpunimi në shumë sfera me interes të përbashkët.

Gjatë takimit ambasadori Duks informoi ministrin Bekteshi me interesimin e shumë kompanive hungareze për pjesëmarrje në realizimin e projketeve të ndryshme në fushën e infrastrukturës, energjisë dhe turizmit në Maqedoni.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se me lëshimin e linjës së fluturimit të drejtpërdrejtë Budapest-Shkup-Budapest, nga kompania me buxhet të ulët Wizz Air, është shënuar rritje e menjëhershme e vizitave të biznesit dhe ato turistike në dy vendet.

Ministri Bekteshi dhe ambasadori Duks theksuan se bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive është i shkëlqyeshëm pasi deri tani Maqedonia dhe Hungaria kanë zhvilluar tre takime të komisioneve të përbashkëta, ndërsa kanë zhvilluar edhe forume biznesi, në përputhje me Memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar nga agjencitë e investimeve të të dy vendeve.

Në takim u vendos që deri në fund të këtij viti të zhvillohet takimi i katërt i Komisionit të përbashkët në Shkup.


15.Jun.2017