Kryetari Ahmeti uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit
Qofshim më të mirë për veten, për njëri tjetrin dhe për shoqërinë

Të dashur besimtar,

Urime festën e madhe të Fitër Bajramit me dëshirat më të sinqerta për shëndet, urtësi, mirëqenie dhe harmoni në familjet tuaja.

Ditët e mira si kjo vijnë pas një përkushtimi dhe sakrificash. Pas një periudhe krizash të një pas njëshme, dhe përkushtimit tonë të pa lëkundur për vlerat demokratike dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik, Ju uroj ditë dhe vite të progresit dhe mbarësisë.

Qofshim më të mirë për veten, për njëri tjetrin dhe për shoqërinë.

Urime dhe gëzuar,
Ali Ahmeti


25.Jun.2017