Kryetari Ahmeti në Kosovë, për të nderuar data nga e kaluara kombëtare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka qëndruar të enjten në Kosovë për të nderuar data nga e kaluara kombëtare.

Në shtëpinë e Nazmi Llapashticës, në fshatin Dyz të Llapit, është shpalosur Pllaka Përkujtimore, në shenjë mirënjohje e nderimi për këtë familje që nga fillimi i viteve tetëdhjeta e deri ne çlirimin e Kosovës strehoi udhëheqës të LPK-së dhe veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare: Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Azem Syla, Xhavit Haliti e të tjerë. Me këtë rast merrnin pjese Adem Demaci, Ali Ahmeti, Fazli Veliu- Daja dhe veprimtarë të tjerë të lëvizjes kombëtare.

Po sot në varrezat e fshatit Lupc, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Adem Demaci e Fazli Veliu- Daja, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e heroit të popullit Ahmet Haxhiu, në 23 vjetorin e shuarjes se këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare.


06.Jul.2017