Sadulla Duraki: Do të zgjidhet problemi me mbeturinat në Kumanovë

Sot në hapësirat e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Veri-lindor të planit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, dhe kryetari i komunës së Kumanovës njëherësh edhe kryetarë i Rajonit veri – lindor të planit Zoran Damjanovski, nënshkruan Memorandum për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit të Bashkësive evropiane të procedurave për zbatimin e ndihmës financiare nga Unioni.

Me nënshkrimin e këtij dokumenti vendoset baza kontraktuale formale për zbatimin e suksesshëm të pesë projekteve të planifikuara në kuadër të Programit disavjeçarë operativ të sektorit për mjedisin jetësor dhe aksionet klimatike për IPA II (2014-2020).

“Me nënshkrimin e këtij Memorandumi e vendosëm kornizën ligjore për realizimin e projekteve të planifikuara nëpërmjet të cilave do ta zbatojmë furnizimin e pajisjeve për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale në Rajonin veri-lindor të planit, do të krijojmë bashkëpunim për mbylljen dhe reahabilitimin e deponive dhe plehrave të egra jo në përputhje në Rajonin veri – lindor, si dhe projektin investues për ndërtimin e deponisë qendrore për Rajonin lindor dhe atë veri – lindor”, theksoi ministri Duraki.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetarë të disa komunave të rajonit.


11.Jul.2017