Teuta Arifi përuron stacionin e ri të mbeturinave në Tetovë

Zgjidhet përfundimisht problemi i deponisë së egërr në qytetin e Tetovës. E para e kësaj komune Teuta Arifi sot ka përuar stacionin e ri të ngarkim-shkarkimit të mbeturinave. Deponia e Tetovës ka qenë një problem i trashëguar më shumë se 20 vite me radhë.

Por asnjëherë autoritetet lokale paraprake nuk u morën seriozisht më këtë problem tejet shqetësues për banorët e Tetovës, nga e cila rrezikohej edhe përhapja e ndonjë epidemie.

Në fushatën e vitit 2013 e para e Tetovës Teuta Arifi atëherë kandidat per kreun e Komunës premtoi zhvendosjen e deponisë së egërr në hyrje të qytetit.

Ajo në rrjetin social Fejsbuk shkruan:
Mbajtëm edhe një nga premtimet kruciale të fushatës zgjedhore të vitit 2013.

Premtuam dislokimin rrjedhimishtë zhvendosjen e “Qendrës së ngarkim-shkarkimit” të mbeturinave të qytetit dhe jo vetëm që arritëm ta bëjmë këtë, por ndërtuam edhe një stacion modern i cili funksionon përmes kontenjerëve të mëdhenj në formë të mbyllur, nga ku do të bëhet shkarkimi dhe ngarkimi i mbeturinave për në deponitë rajonale.

Falenderoj Ndërmarjen Publike Komunale “TETOVA” për gjithë angazhimin permanent në këtë process mjaft të vështire që kaluam ndër vite. Kjo është vetëm faza e parë e zgjidhjes së problemit, sepse në qëllimet dhe punën tonë programore është edhe ndërtimi i qendrës për selektim të mbeturinave.

Dua ti falenderoj banorët e lagjes “Dardania” për mirëkuptimin dhe durimin që kanë treguar deri në zgjidhjen e problemit të trashëguar më shumë se 20 vite.

Tetova do të jetë e gjelbërt ashtu siç u premtuam qytetarëve. Puna është mbi fjalët.


12.Jul.2017