Ministri Duraki u takua me përfaqësues të Bankës Evropiane për Ripërtrirje dhe Zhvillim në Maqedoni

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadullah Duraki, realizoi takim pune me Anka Joana Jonesku, përfaqësuese e Bankës Evropiane për Zhvillim për Maqedoninë (BERZH) dhe Biljana Millosheska, ndihmësdrejtoreshë në BERZH.

Siç informojnë nga Ministria, në takimin përveç njohjes me aktivitetet aktuale dhe të planifikuara të Qeverisë në mbrojtjen e mjedisit jetësor u shqyrtuan edhe fushatat e mundshme për bashkëpunim.

"Interes të veçantë të dy institucionet treguan në fushën e menaxhimit të mbeturinave, ku Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e ka përgatitur dokumentacionin e projektit për ndërtimin e deponive rajonale për mbeturinat komunale, stacionet e transferimit dhe dokumentacionin e projektit për mbylljen e deponive jostandarde për 4 rajonet: rajonin e Shkupit, Vardarit, Pellagonisë dhe atij Jugperëndimor dhe kërkohen mundësi për mbylljen e konstruksionit financiar për ndërtimin e kësaj infrastrukture dhe mbylljen e deponive jostandarde", kumtuan nga Ministria.

Në takim janë  shqyrtuar edhe mundësitë për sigurimin e mbështetjes financiare për realizimin e projekteve në fushën e mbrojtjes së ujërave.


13.Jul.2017