Komisioni për çështje evropiane shqyrtoi Planin “3-6-9”

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme me të cilën kryesoi kryetari i Komisionit  Artan Grubi, diskutoi për Planin “3-6-9”, të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Me ftesë të kryetarit të Komisionit Grubi, në mbledhje ishin të pranishëm dhe fjalime hyrëse mbajtën:  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani.  Fjalim hyrës për temën mbajti edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duke e mbështetur Planin Qeveritar “3-6-9”, e theksoi rolin e Kuvendit në proceset eurointegruese të vendit, me ç’rast e theksoi rëndësinë e rolit mbikëqyrës të Parlamentit.  Gjithashtu, theksoi se Parlamenti është vend ku duhet të harmonizohen qëndrimet e partive nga opozita dhe ajo në pushtet, me qëllim të qasjes në realizimin e reformave të nevojshme të BE-së, me konsensus.

Kryeministri Zaev, në fjalimin e tij, theksoi se Qeveria do të punojë në realizimin e detyrave të programuara në të tre kornizat kohore, duke filluar me dhënien e rezultateve në tre muajit e parë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale që të mënjanohet kushtëzimi i rekomandimit, pastaj vijon realizimi i detyrave të paraparë për gjashtë muajit, në afatin në të cilin duhet të finalizohet rrethi i dytë reformues dhe në fund në afat prej nëntë muajsh, në të cilin qeveria ka për qëllim të implementojë rrethin e tretë të reformave, që deri në raportin e ardhshëm të KE-së, Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave.

Kryeministri Zaev informoi edhe për mbështetjen të cilën vendi e mori në Samitin e mbajtur para do kohe për Ballkanin Perëndimor në Trieste, ku Republika e Maqedonia ka marrë mbështetjen e plotë për proceset eurointegruese të vendit dhe për detyrat e planifikuara të kësaj qeverie reformuese.

Zoran Zaev, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje evropiane,   Bujar Osmani, informoi se Sekretariati për Çështje Evropiane është koordinator i Planit 3-6-9, në kuadër të të cilit është edhe implementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe si i tillë tashmë iu është qasur organizimit dhe realizimit të detyrave të programuara.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane,  Artan Grubi, e theksoi nevojën për realizim konsekuent dhe të paprolongueshëm të aktiviteteve të paraparë në planin qeveritar “3-6-9”, si kusht për marrjen e rekomandimit të pakushtëzuar, si rrjedhë e kësaj edhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe NATO, me ç’rast theksoi se nevojitet veprim i përbashkët i të gjitha partive politike në Parlamentin, duke pasur parasysh përcaktimin dhe qëllimin e përbashkët strategjik të të gjitha subjekteve politike dhe qytetarëve të RM-së.

Gjithashtu, për temën fjalime mbajtën Tomisllav Tuntev nga LSDM-ja,  Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE,  Zekirija Ibrahimi nga BESA, si dhe Nada Naumovska, si përfaqësuese e sektorit joqeveritar.  Lidhur me temën, u theksuan qëndrime dhe mendime në lidhje me planin e propozuar të Qeverisë, me qëllim përmirësimin dhe plotësimin e tij, me ç’rast, u dha konstatim i përbashkët se dokumenti i tillë është i nevojshëm për të qenë si Udhërrëfyes për realizimin e detyrave të programuara, që dolën nga Prioritetet urgjente të reformës dhe Marrëveshje e Përzhinos.  Konstatimi ishte i përbashkët se procesi eurointegrues i vendit doemos duhet të jetë inkluziv, jopartiak, me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të plotë të sektorit civil dhe në përgjithësi të të gjithë banorëve në vend.

Në mbledhje u ftuan edhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve parlamentare, në kompetencë të të cilave janë reformat e prioritete urgjente të reformës, përfaqësuesit e Korit Diplomatik në Republikën e Maqedonisë, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Në bazë të diskutimit për Planin “3-6-9”, Komisioni i miratoi konkluzionet në vijim:

KONKLUZIONET:

1. Komisioni për Çështje Evropiane konsideron se Plani “3-6-9” është Udhërrëfyes për përforcimin e qëndrueshmërisë së reformave të nevojshme evropiane në procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
2. Komisioni e thekson nevojën për realizim konsekuent, të paprolongueshëm dhe urgjent të të gjithë aktiviteteve, të paraparë në Planin “3-6-9”, si kusht për marrjen e rekomandimit të pakushtëzuar dhe si rrjedhojë për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjë që është përcaktim i përbashkët strategjik dhe qëllim i të gjithë subjekteve politike dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
3. Komisioni i sugjeron Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në nevojën për qasje inkluzive dhe transparente në lidhje me realizimin e të gjitha aktivitetet dhe sfidat e paraparë në Planin “3-6-9”, përmes përfshirjes së opozitës dhe konsultimit të përfaqësuesve të shoqërisë civile në vend.
4. Komisioni e thërret Qeverinë e Republikës së Maqedonisë që rregullisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse ta njoftojë dhe përfshirë Kuvendin në të gjitha aspektet e Planit “3-6-9”.
5. Komisioni do të kryejë mbikëqyrje të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në lidhje me realizimin e Planit “3-6-9” dhe do të organizojë mbledhje tematike për çdo masë të propozuar në Planin.
6. Konkluzionet nga Mbledhja e dytë e Komisionit për Çështje Evropiane, me rastin e diskutimit për Planin “3-6-9”, të dorëzohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, për njoftimin e tyre.


14.Jul.2017