Filloi projekti për rregullimin e shtratit të lumit të Likovës

Sot në Kumanovë u shënua fillimi i projektit për rregullimin e shtratit të Lumit të Likovës.

Zvogëlimi i rrezikut nga përmbytjet është njëra ndër prioritetet kryesore në komunën e Kumanovës. Për këtë arsye Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Qeverinë japoneze investuan në rregullimin e shtratit të lumit të Likovës, me çka sigurohet mbrojtje e menjëhershme dhe afat-gjate e shumë banorëve të cilët jetojnë në këtë pjesë të qytetit - theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki.

Me fazën e parë të projektit do të kryhet regullimi i shtratit të lumit në gjatësi prej 400 metrave. Në periudhën e ardhshme, me ndihmën e UNDP-së dhe komunës së Kumanovës do të përpiqemi të sigurojmë mjete financiare  për rregullimin e tërë të lumit të Likovës në gjatësi prej 1.8 kilometra.

Vlera e përgjithshme e investimeve të projektit është mbi 800.000 euro. Një pjesë e mjeteve me vlerë totale prej 200 mijë euro janë siguruar nga Buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e pjesa tjetër nga Komuna e Kumanovës, Qeveria e Japonisë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Sipas vlerësimeve të ekspertëve, pritet që ky investim të rezultojë  me fitime mesatare prej rreth 350 mijë euro në nivel vjetor si rezultat i shmangijes së dëmtimit nga përmbytjet. 

Në këtë ngjarje fjalime të tyre mbajtën edhe kryetari i Komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton dhe ambasadorja e Japonisë Keiko Haneda.


17.Jul.2017