Kryetari Ahmeti takon Ambasadorin e Bulgarisë në Maqedoni Ivan Petkov
Shembulli i marrëveshjes me Sofjen duhet të shërbejë edhe për kontestin me Athinën në mënyrë që të zhbllokohet tërësisht rruga jonë EuroAtlantike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka vizituat sot Ambasadën e Bulgarisë në Maqedoni, ku është takuar me Ambasadorin z. Ivan Petkov.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Petkov diskutuan për marrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes, situatën politike në vend, reformat, barazinë gjuhësore dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE. 

Z. Ahmeti përshëndeti marrëveshjen për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bulgarisë duke e cilësuar si të arritur të madhe në rrugën drejt NATOsë dhe BEsë, por edhe si kontribut për stabilitet dhe siguri në rajon. 

Lideri Ahmeti theksoi që shembulli i marrëveshjes me Sofjen duhet të shërbejë edhe për kontestin me Athinën në mënyrë që të zhbllokohet tërësisht rruga jonë EuroAtlantike. 

Kryetari Ahmeti theksoi edhe rëndësinë e rrumbullakësimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit nëpërmjet të miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve që do ta bën shoqërinë tonë më të barabartë dhe më kohezive.


04.Aug.2017