Ministri Ramiz Merko, takon Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

Ministri i Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Investimet e Huaja, Ramiz Merko gjatë vizitës dy ditore në Republikën e Shqipërisë, u prit në takim edhe nga Kryebashkiaku i Tiranës, z. Erion Veliaj.

Gjatë këtij takimi kryebashkiaku përshëndeti vizitën dhe vlerësoi interesin e Qeverisë së re në bashkëpunim mes dy vendeve të rajonit. Mes tjerash Veliaj theksoi përmbajtjen dhe përkrahjen që i bën shteti Shqiptar në të gjitha drejtimet Republikës së Maqedonisë, e sidomos asaj në integrimin në NATO, gjitashtu theksoi edhe lidhshmërin ekonomike që ekziston midis dy vendeve në pergjithësi, e në veçanti në fushën e investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe turizmit.

Gjatë takimit u bisedua edhe për trajtimin e mbeturinave shtëpiake, në të cilat Republika e Shqipërisë ka përvojë në djegjen e tyre me Isolator, ku pikërisht në bazë të përvojës që kanë, dot japin kontributin e tyre për trajtimin e mbeturinave në vendin tonë.

Ministri Merko shprehu faleminderim për mikpritjen nga kryebashkiaku i Tiranës, ku theksoi që bashkëpunimi i ndërsjelltë do të kontribuojë dukshëm në rritjen ekonomike midis dy vendeve.

Kryebashkiaku Veliaj, së shpejti do të vizitoj qytetin e Strugës dhe qytetet tjera, duke dëshiruar që të shkëmbej përvojat në vetëqeverisjen loklae dhe decentralizimit në Republikën e Maqedonisë.

Në fund të takimit kryebashkiaku Veliaj nderoi ministrin Merko me simbolin e Tiranës, Sahat Kullën.


07.Aug.2017