Ministri Bekteshi morri pjesë në Forumin e Biznesit ne Jerusalem

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës zyrtare në Izrael, ku merr pjese ne delegacion zyrtar të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, sot kishte paraqitje në Forumin e Biznesit në Jerusalem ku morrën pjesë biznesmenë nga Izraeli dhe Maqedonia.

Ministri Bekteshi informoi biznesmenët e pranishëm me mundësite që ofron Ministria e Ekonomisë për investime të huaja direkte, në fushë ndryshme sic janë energjetika, turizmi si dhe investimet në zonat e lira ekonomike, qe jane te orientuara per eksport.

Për Republikën e Maqedonisë, tha Bekteshi, përvoja e Izraelit në berjen e biznesit është me rëndësi të madhe, duke pasur parasysh klimën e biznesit qe ka ky vend si një faktor ndërkombëtar në prodhim, turizëm dhe sidomos në fushën e inovacioneve.

‘Do të doja të flas për disa fusha, siç është efikasiteti i energjisë, duke pasur parasysh se në Izrael, rreth 90 përqind e familjeve përdorin energjinë diellore, në fushën e turizmit, e cila është gjithashtu një degë shumë e zhvilluar në Izrael, në pjesën e përgatitjes së kuadrit cilësor që punon në kompanite dhe korporatat ndërkombëtare që kanë investuar në Izrael’, tha ministri Bekteshi duke i ftuar biznesmenet izraelit që të vijnë në numër sa më të madh në Maqedoni, për të investuar dhe për të vizituar kapacitetet e shumta turistike në vend.

Ministri Bekteshi informoi biznesmenët izraelit me tri liqenet e vendit tonë, atë të Ohrit, Prespës dhe Dojranit,I njoftoi kompanitë turistike prezente në takim se liqeni i Ohrit është nën mbrojtjen e UNESCO-s, si një nga liqenet më të vjetra në botë që datojnë nga epoka e akullnajave, ndërsa qendra më e populluar turistike është rajoni i Ohrit dhe Strugës me kapacitet prej rreth 40.000 shtretërve, me mundësi për investime në hotele dhe objekte të tjera të banimit, infomoi Bekteshi.

Bekteshi inicoi edhe lëshimin e një linje të drejtpërdrejt ajrore që do të lidhte Shkupin me Tel Avivin, si dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje në sferën e turizmit.

Gjatë ditës së nesërme ministri Bekteshi do të zhvillon një takim bilateral me ministrin izraelit të turizmit Yariv Levin.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjendet në vizitë zyrtare në Izrael, si pjesë e delegacionit qeveritar që kryesohet nga kryeministri Zoran Zaev, dhe i cili nga datat 2 deri 4 shtator qëndron në vizitë me ftesë të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu. 

Në delegacionin qeveritar marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ministri brendshëm Oliver Spasovski dhe ministri i bujqësise Ljupco Nikollovski.


04.Sep.2017