Ministri Bekteshi realizoi takim me ministrin izraelit te turizmit Yarin Levit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Izrael, sot në Jerusalem, zhvilloi në takim tet-a-tet me Ministrin e Turizmit të Izraelit Yarin Levit me të cilin shkëmbeu bisedë rreth modaliteteve të bashkëpunimit më intenziv në fushën e turizmit mes dy shteteve.

Ministri izraelit gjatë pritjes së delegacionit të Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë, që është bartëse e turizmit në vend, shprehu kënaqësinë që takon ministrin Bekteshi dhe informoi lidhur me potencialet turistike të vendit të tij. Ai tha se izraelitët janë adhurues të udhëtimeve, deh këtë sipas tij e dëshmon fakti se nga afro 8 milion banorë sa ka Izraeli, realizojnë 20 milionë fluturime në vit.
  
Ministri Bekteshi informoi se Maqedonia si shtet multi-etnikl dhe multikulturor ofron shumë kapacitete turistike, të cilat qytetarët e Izraelit mund ti vizitojnë, dhe shumë qendra kulturore mijëravjeçare.

Bekteshi tha se Maqedoninë e vizitojnë afro 10 mijëp turistë në vit, por se ky numër do të rritej në rast se lëshohet një linjë direkte fluturimi që do të lidhte Shkupin me Tel Avivin. Idenë e ministrit Bekteshi e mbështeti ministri izraelit, dhe vendosën që të formohen dy grupe pune nga dy vendet që do të analizonin kapacitetet turistike që mund të vizitoheshin në dy vendet.

Gjithashtu u vendos që tur-operatorë dhe gazetarë të vizitojnë dy vendet për të njoftuar qytetarët e dy vendeve me bukuritë e Izraelit dhe Maqedonisë.
 
Gjatë ditës së parë të vizitës ministri Bekteshi, si pjesë e delegaciot zyrtar të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, u takua me delegacionin qeveritar të izraelit ndërsa gjatë pasdites morri pjesë dhe kishte paraqitje në Forumin e Biznesit në Jerusalem ku morrën pjesë biznesmenë nga Izraeli dhe Maqedonia.


04.Sep.2017