Elezi takon drejtorin e Parkut Nacional Pelister, Amet Axhiu

Sot zëvendësministri i Financave d-r Shiret Elezi e priti drejtorin  e Parkut Nacional Pelister z.Amet Axhiu. Në takim u bisedua rreth problematikave  me të cilat përballet institucioni në fjalë, për realizimin e Programës dhe planit financiar të ndërmarrjes për vitin 2017, si dhe përmirësimin e gjendjes institucionale dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. 

Parku kombëtar "Pelisteri" është një nga tri parqet kombëtare në Maqedoni, krahas siç është ai i Mavrovës dhe Galiçicës. 

Pasuritë natyrore dhe fenomenet unike që ka e shënuan për park të parë nacional në vend që nga viti 1948. 


05.Sep.2017