Bexheti: Zhvillimi ekonomik, prioritet mbi prioritete

Zhvillimi ekonomik lokal do të jetë prioritet mbi prioritetet. Kështu ka thënë kandidati i BDI-së për kryetar i Sarajit, Blerim Bexheti, në emisionin Click Plus në TV21.

"Në këtë shesh që po zhvillohet debati, është një vepër kapitale e BDI-së. Ndërsa gjithçka tjetër që është bërë në Saraj, ka gjithashtu vulën e BDI-së", ka thënë Bexheti, duke i vënë theksin Shkollës së Mesme në Saraj, Çerdhen dhe Objektin e Komunës.

"Me marrjen e mandatit si kryetar komune, që në mbledhjen e parë të Këshillit komunalë, do të përgjysmojmë taksat për komunalit, në sferën e ndërtimit. Një kërkesë të tillë e kemi inkorporuar në program zgjedhore, në bashkëbisedim me biznesmenët lokal dhe me qytetarët. Mendojmë, se ky vendim do të jetë një infuzionimin për kompanitë lokale,për të rritur dhe zhvilluar aktivitet e tyre, në biznese të ndryshme. Besojmë në fuqizimin e sektorit privat në Saraj, dhe me të nijetin deri më tani kemi patur një bashkëpunim. Saraji tani më po bëhet një komunë gjysmë urbane dhe e zhvilluar në sferën ekonomike. Sigurojë se në të ardhmen Komuna e Sarajit, do të jetë mbështetës i fort i sektorit privatë”, u shpreh Bexheti, duke mos lënë pa përmendur edhe investimet në Liqenin e Treskës, për të cilin tha se do ta shndërroj në qendër ekskluzive rekreative në Saraj dhe më gjerë.


03.Oct.2017