Jonuzi: Do ta kthejmë cilësinë e arsimit në Studeniçan

Arsimi në Progamin e BDI-së ka vend të rëndësishëm, sidomos pas rritjes së natalitetit në Studeniçan, si komunë me lindje më të shuma në gjithë territorin e Maqedonisë, ka thënë kandidati i BDI-së në Komunën e Studeniçanit, Femi Jonuzi ne nje debat organizuar nga RTVM.

"Meqenëse kemi rritje të numrit të fëmijëve, ne premtojmë se do të ndërtojmë shkolla të reja në Moranë, Studeniçan dhe një shkollë për turqit. Kemi paraparë edhe një shkollë të mesme, dhe për këtë kemi edhe mbështetjen e pushtetit qendror. 

Do të punojmë dhe në rritjen e cilësisë, pasi shumë kuadro në, psh, në shkollën "Alija Avdoviq" në Batincë, ka kuadro joadekuat me lëndët mësimore, ndërsa për një vit, janë ndërruar disa drejtorë", ka thënë Jonuzi, duke mos e lënë pa përmendur edhe ndërtimin urgjent të një çerdhe për fëmijë. Jonuzi ka premtuar gjithashtu se do të renovohen edhe të gjitha objektet shkollore në të gjitha fshatrat e Studeniçanit.


04.Oct.2017