Kandidati i BDI-së për Likovën, Arifi: “Të gjitha projektet tona do të bëhen realitet”

Kandidati për kryetar të Komunës së Likovës, Erkan Arifi sot në një takim me gazetarë ka prezantuar programin e tij për zgjedhjet lokale. Ai tha se Bashkimi Demokratik për Integrim, për këtë mandat për të gjithë qytetarët e komunës së Likovës ka përgatitur platformë shumë të shkurt, me qëllim që të jet sa më e qartë dhe koncize, në të cilën janë të përfshira, projektet kapitale  të  realizuara deri më tani nga BDI dhe të gjitha projektet prioritare dhe më të rëndësishme për banorët.

“Kemi vepruar kështu pasi që BDI kurrë nuk është marr me premtime bombastike e të pa realizueshme, por gjithmonë i parashohim ato projekte të cilat do të bëhen realitet, e këtë e dëshmojmë me atë se thuaj se të gjitha projektet që i kemi parapa gjatë zgjedhjeve të kaluara, tani më janë realizuar, ku vet qytetarët i shohin dhe i prekin ato, ku dua të përmendi faktin se vetëm investime kapitale nga BDI , janë bërë mbi 17 milion euro. Për ujësjellësin në nivel komunal deri më tani është investuar rreth 2.5 milion euro, në kanalizime rreth 1 milion euro, në asfaltimin e rrugëve rreth 10 milion euro, bekatonizim të rrugicave mbi 500.000 euro, rekonstruim të tërësishëm të shkollave fillore komunale rreth 630.000 euro, salla sportive rreth 1 milion euro, shkollën e mesme komunale ,,Ismet Jashari,, investime rreth 490.000 euro, si dhe shumë projekte të tjera të cilat disa më kapitale janë të përmendura në platformë”, tha Arifi.

Ai tha se në mandatin e ri katër vjeçar parashihet realizimi i një sërë projektesh.

“Për këtë mandat në platformë kemi parapa projekte me të cilat vendbanimet e komunës së Likovës të duken me pamje urbane, vendbanime me plane urbanistike për fshat  të miratuara, infrastrukturë rrugore të ndërtuar dhe të rikonstruar, përfundim të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit për të gjitha vendbanimet, përfundimi i të gjitha rrjeteve të  kanalizimeve, e sipas mundësive edhe fillimin e ndërtimit të kolektorëve për pastrimin e ujërave të zeza, infrastrukturë shkollore që i plotëson të gjitha kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo – arsimor,  hapjen e zonës së lirë ekonomike në bashkëpunim me Qeverinë në f.Nikushtak, përfundimi i ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës, si dhe investime tjera për zhvillimin e sportit, kulturës, dhe projekte të tjera që do ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal, hapjen e vendeve të reja të punës, me çka për banorët do të sjellim mirëqenies sociale sa më të duhur për të gjithë. Për këtë qëllim do të vazhdojmë të angazhohemi për një komunë stabile në aspektin financiar, administratë profesionale, ndërmarrje publike që do ti ushtrojë të gjitha veprimtaritë e parapara me ligj dhe në të mirë të qytetarëve”, theksoi kandidati për kryetar të Komunës së Likovës.

Në vazhdim të rrugës së trasuar në 4 vitet e kaluara, tha më tej ai,  do të vazhdojmë realizimin e projekteve të mëdha përmes  bashkëpunim midis bashkësive vendore dhe qytetarëve, pushtetit vendor, pushtetit qendror, si dhe përmes  bashkëpunimit  me  institucionet e ndryshme të vendit dhe të huaja.

“Duke filluar nga ky vit, komuna do të menaxhojë tokënndërtimore dhe nga transferi i tokës shtetërore në atëprivate do të sigurohen mjete shtesë për realizimin e një numri të madh projektesh.

Bashkë më të forte, bashkë vazhdojmë…..Bashkë përkomunën që duam…”, u shpreh kandidati për kryetar trë Komunës së Likovës, Erkan Arifi.


05.Oct.2017