Elezi takon Rektorin e Universitetit Nënë Tereza, Pollozhani

Zëvendës Ministrja e Financave D-r Shiret Elezi sot realizoi takim pune me Rektorin e Universitetit Nënë Tereza Prof.Dr. Aziz Pollozhani dhe përfaqësues tjerë të këtij universiteti.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth punës dhe aktiviteteve të ndërmarra me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit, krijimin e një stafi akademik cilësor që do të rezultojë në cilësinë e arsimit të lartë në vend. Theks të veçantë i është përkushtuar nevojës për përforcimin e kapaciteteve institucionale si dhe rritjen e numrit të të punësuarëve në këtë universitet. 

Duke e marrë parasysh përgjegjsinë e këtij universiteti për nxjerrjen e kuadrove cilësore të studentëve u diskutua edhe nevoja e financimit dhe sigurimit të mjeteve shtesë për përmirësimin e kushteve. Duhet theksuar se Ministria e Financave në korrik të vitit 2017 dha 63 pëlqime për punësime të kuadrit mësimdhënës dhe administratës të Universitetit Nënë Tereza në Shkup.


05.Oct.2017