Ali Ahmeti sot në Kërçovë

Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, i shoqëruar nga Kryetari i Kërçovës, z. Fatmir Dehari, shefi i shtabit, z. Adem Karaga, zëdhënësi z. Fatmir Limani dhe bartësi i listës së këshilltarēve, z. Aqif Mehdiu, po realizojnë takime me qytetar dhe grupe të ndryshme interesi në komunën e Kërçovës.



Mesazhi që po përcjellin Kërçovarët është se Kërçova na bashkon të gjithëve, na obligon dhe na bën thirrje që më 15 tetor, masovisht të dalim në votime dhe të festojmë bashkërisht këtë fitore historike në Kërçovë.

Kërçova e bashkuar është në interes të qytetit, stabilitetit dhe karakterit multietnik të kësaj komune. 



U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kërçovës, në veçanti diasporës që ditën e diel, të votojnë sa më masovisht dhe të vulosim fitoren e Bashkimit e Demokratik për Integrim.


Nuk do mjaftojë vetëm vota për Fatmir Deharin, por të votojmë edhe për Listën e Bashkimit Demokratik për Integrim të prirē nga Dr. Aqif Mehdiu.



Të votojmë për të ardhmen e qytetit.
Kësaj radhe, kjo nuk është vendim partiak apo vendim mbi individët. Kjo është "betejë" dhe nevojë elementare për funksionimin e komunës dhe administratës komunale.


Të dielën, votimi në Kërçovë nuk është votë vetëm e kërçovarëve, por është proces i të gjithë qytetarëve për një komunë të bashkuar e të përparuar. 

Vota e 15 tetorit duhet të reflektojë njëjtë sikurse para katër viteve, kur të bashkuar, qytetarët fituan udhëheqjen e komunën.


10.Oct.2017