Arifi: Tetova sot eshte qytet pa mbeturina komunale

Isha kryetare e të gjithë qytetarëve. Gjatë kohës kam udhëhequr ne frymën e duhur, nuk kam dalluar asnjë qytetarë. Komuna e Tetovës sot ka ujë, rrugë të rregulluara dhe deponi të zvogëluar... ka thënë në debatin parazgjedhor në Alsat-M, Teuta Arifi, kryetare aktuale e Tetovës, njëherësh kandidate për mandatin e dytë në këtë Komunë. 

Arifi është shprehur se Komuna e Tetovës arriti të ndërtojë stacionet për mbetjet komunale, ndërsa si projekt strategjik përmendi deponinë Rusino, si deponi për gjithë rajonin e Pollogut. Arifi ka thënë se ringjallja e ndërmarrjes publike të Tetovës nga gjendja e bankrotuar ka marrë kohë, pasi që nga dita e parë si kryetare, u punua për dislokimin dhe menaxhimin me mbetjet komunale, gjë që sot, siç tha ajo, sot Tetova nuk ka mbeturina.

"Tetovën e mbajnë mirë kohën kur para katër viteve digjej deponia, ndërsa sot kjo nuk ndodhë", tha Arifi.


10.Oct.2017