Visar Ganiu: Çairi ndryshon me ne
BDI ka qenë vendimtare për formimin e Qeverisë reformiste dhe nuk veproi si lëvizja BESA, e cila natën e përgjakshme në Parlament, ikën menjëherë

Pa dyshim se do ballafaqohem suksesshëm me të gjitha sfidat dhe problemet në Komunën e Çairit, ndërkohë që siguroj se transparenca dhe konsultimet me vet qytetarët do të jenë prioriteti mbi prioritetet e Komunës së Çairi, ka thënë në debatin parazgjedhor në RTVM2, Visar Ganiu, kandidat i BDI-së për Komunën e Çairit. Ganiu ka përmendur projektin e famshëm tashmë "Kontrata", i cili siç tha ai, përmban të gjitha projektet që i duhen qytetarit të Çairit. Ai ka siguruar gjithashtu se infrastruktura e Çairit, e cila zë vend të rëndësishëm në strategjinë "Kontrata", dukshëm do të përmirësohet.

Visar Ganiu: Trafiku i ngarkuar zgjidhjen e ka te "Kontrata"

Jemi të vetëdishëm se komunikacioni në Çair është i ngarkuar dhe për këtë, në "Kontratë" kemi paraparë zgjidhje të shumta. Kështu është shprehur kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit, Visar Ganiu, në debatin parazgjedhor në RTVM2, duke shtuar se tashmë janë përcaktuar disa lokacione për parkingje.

"Parkingjet janë zgjidhje, sepse parkimi i veturave po zë edhe trotuaret. Jemi në hulumtim për të gjetur parcela tjera ndërsa për parkingje në kate, tashmë kemi lokacione të caktuara. Do të ketë edhe lëvizje njëkahëshe për të lehtësuar trafikun në shumë lagje të Çairit. Kemi paraparë gjithashtu 15 rrethrrotullime, si zgjedhje më e mirë dhe më efikase për zbutjen e lëvizjes në komunikacionin e Çairit, ka thënë Ganiu.

Visar Ganiu: Çelësi i Qeverisë është në duart e BDI-së
 
BDI ka qenë vendimtare për formimin e Qeverisë reformiste dhe nuk veproi si lëvizja BESA, e cila natën e përgjakshme në Parlament, ikën menjëherë pasi u votua kryetari shqiptar i Parlamentit, ka thënë kandidati i BDI-së në Komunën e Çairit, Visar Ganiu në debatin parazgjedhor në emisionin Click Plus në TV21, duke ju përgjigjur akuzave të kandidatit të Lëvizjes BESA se BDI vazhdon koalicionin me VMRO.

Ganiu ka thënë është BDI ajo që kishte votat për koalicion me cilëndo parti maqedonase, por se vendosi të dëgjojë vullnetin e shqiptarëve dhe vendosi për Qeverinë reformiste të LSDM-së. "Çelësi i Qeverisë është në duart e BDI-së", ka thënë Ganiu.

Ganiu: Çairi, komuna me më pak borxhe në Shkup

Çairi është komuna me më pak borxhe në Qytetin e Shkupit. Borxhi i Çairit është më i vogël se 1 milion euro, ndërsa një pjesë e këtij borxhi, është borxh i Ministrisë së Vetqeverisjes Lokale për sheshin "Skenderbeu", pasi llogaria rrjedhëse, konkretisht borxhi është i kësaj ministrie, tha Visar Ganiu, kandidat i BDI-së për Komunën e Çairit në debatin parazgjedhor në Click Plus në TV21. Ai madje ka ironizuar me kandidatin e Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, të cilin e pyeti nëse e di se çfarë nënkuptojnë bllok-dotacionet!

"Nëse nuk e di se si ndahen dhe çfarë janë bllok-dotacionet, atëherë unë jam në gjendje tju sqaroj dhe shpjegoj atë që nuk e dini! E theksoj edhe njëherë se pjesa më e madhe e borxhit është e Ministrisë që ka të bëjë me bllok-dotacionet", tha Ganiu.


11.Oct.2017