Ali Ahmeti përkrahje intenzive për Teuta Arifin dhe Nevzat Bejtën
Pas kandidatëve të BDIsë dhe programeve të tyre qëndron Ali Ahmeti, ekzekutivi dhe legjislativi si garancë për realizimin e premtimeve

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, edhe sot vazhdon me vizitat intenziva në përkrahje të kandidatëve të BDI për balotazhin e zgjedhjeve lokale duke u rreshtuar me të gjitha kapacitetet partiake pas kandidatëve që janë në garë.

Sot, lideri Ahmeti do të pres Kryeministrin Zaev në ora 18:00 në MidPoint në Tetove, e më pastaj në ora 19:00 në shkollën e medicinës në Tetove do të takojë qytetarët tetovar për ti dhënë mbështetje të plotë Teuta Arifit drejt fitores së madhe më 29 tetor.

Më pas, me fillim në ora 20:30 në Gostivar në shkollën Ismail Qemajli, Ali Ahmeti do ti ftoj edhe një herë gostivarasit që të përkrahin opcionin më të mirë për Gostivarin, Nevzat Bejtën.

Lideri Ahmeti cdo ditë po takon me qindra qytetarë në të gjitha komunat ku garohet me 29 tetor për ti siguruar ata se pas kandidatëve të BDIsë dhe programeve të tyre qëndron Ali Ahmeti, ekzekutivi dhe legjislativi si garancë për realizimin e premtimeve. 


26.Oct.2017