Kryetari Ahmeti: Visar Ganiu ka mbështetje të fuqishme nga të gjithë
Të votohet BDI për të vazhduar me punët e mira dhe për ti bërë komunat shqiptare më të bukura

Nuk ka krenari më të madhe për shqiptarët se sa sheshi Skenderbue në Shkup tha lideri Ahmeti, duke theksuar se në këtë shesh është pasqyruar e gjithë historia e kombit shqiptar.

Themelimi i Universitetit në Shkup gjithashtu sipas tij është një e arritur e madhe për shqiptarët, andaj ai bëri thirrje që të votohet BDI për të vazhduar me punët e mira dhe për ti bërë komunat shqiptare më të bukura.

Kryetari Ahmeti para Çairasve tha se Visar Ganiu e ka mbështetjen  e parezervë të të gjitha institucioneve të shtetit, të BDI-së, dhe përkrahjen e parezervë të vet atij, pasi që sipas tij Visari sigron një të ardhme më të mire për banorët e Çairit.  

“Thirrni edhe të gjithë ata që sado pak kanë mëdyshje le të jenë në taborin e fitimtarëve, sepse asnjëherë veprimtarinë tonë të re e më të largët nuk jemi rreshtuar gabim, më vjen keq për ca forca politike që nuk dine në moment të duhur të marrin krahun e duhur, rrugën e duhur, për këtë keqardhje ndjej.” – tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërkohë kandidati i BDi-së për kreun e Çairit, Visar Ganiu para të rinjëve prezentoi projektin “Përgaditu për punësim, Çairi të rekomandon”.                                                             
Projekti ka për qëllim që të përgadis banorët e çairit për tregun e punës, rritja e numrit të banorëve të punësuar në komunë të Çairit, ndërsa për të rrealizuar këtë project do të hapet një zyre e specializuar me të vetmin qëllim për të bërë punësime të reja, tha Ganiu. Ai tha se ka hapësirë për të krijuar vende të reja të punës në Komunë të Çairit.

“Komuna e Çairit si komunë do të ketë disa iniciative m,e kërkesë të bashkëqytetarëve tanë për të formuar ndërmarrjen për higjien komunale që do të punon në kuadër të komunës së çairit dhe ajo është një mundësi shumë e mire për të bërë edhe punësime të reja, por nga ana tjetër ajo ndërmarrje formohet me të vetmin qëllim që ti ofrojmël ne shërbbimet më cilësore që të kemi një Çair sa më të pastërt. Gjithashtu kuptohet që ne kemi edhe mjaft objekte sportive dhe në të ardhmen mendojmë të formojmë edhe ndërmarrjen për ekonomizimin e  atyre objekteve sportive në komunën e Çairit, ku kuptohet çdo ndërmarrje që formohet është hapësirë dhe kemi potenciale për të punësuar njerëz të ri” – tha kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Ganiu u zotua se puna e pare që do ta bëjë pas mandatit është hapja e zyres së specializuar, me qëllim që të realizojë këtë projekt. 

Në përkrahje të Visar Ganiut ishte edhe parnteri i koalicionit të BDI-së, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i cili apeloi që të mbështetet kandidatura e Ganiut për të parin e Çairit, pasi sipas tij ai është njeriu më i duhur për të udhëhequr me këtë komunë. 


27.Oct.2017