BDI fiton bindshëm, ALI AHMETI: Ju dhe ne jemi një, bashkë përgjithmonë
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka shpallur fitoren apsolute të BDI-së në zgjedhjet lokale në shumicën e komunave shqiptare

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka shpallur fitoren apsolute të BDI-së në zgjedhjet lokale në shumicën e komunave shqiptare, që nga Struga e deri në Likovë.

"Jam këtu për të kumtuar fitoren e madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, në Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë. Bashkëombas shqiptar dhe të gjithë ju qytetarë të Maqedonisë, me këtë rast dua të faleminderojë të gjithë votuesit që shprehën vullnetin e tyre për këtë fitore të madhe të rradhës të BDI-së", ka thenë Ali Ahmeti, lider i BDI-së në paraqitjen e tij para gazetrave nga ku edhe shpalli fitoren e BDI-së.

Do të doja të faleminderojë, shtoi ai, çdo votues dhe familje që janë përcaktuar në përkrahje të këtyre kandidatëve që për katër vitet e ardhëshme do të udhëheqin me komunat fitimtar.

"Me këtë rast dua të falimendrojë shtabin qendror dhe të gjithë shtabet komunale e lokale për një të gjithë sepse e kanë punuar pa rreshtur që të sigurojmë fitoren, një fitore që shënon edhe 20 vjetorin në vitin 2021 të BDI-së. Sigurishtë se ka momente ndonjë betej edhe mund të humbet por një betej e humbur nuk do të thotë se është humbur e tërë lufta. Me këtë rast dua që në Gostivar të them se jemi në pritje edhe të rezultateve finale, mbetet që të shohim se si do të zhvillohet finalja", ka theksuar Ahmeti.

Ai potencoi se megjithatë ne jemi të përgatitur jemi aq të mëdhenj sa që edhe ndonjë betej të vogël të humbur atë e shëndrrojm në forcë.

"Të gjitha komunat janë të gjithë qytetarëve, BDI do të ndihmojë edhe në ato komuna ku mund të ketë humbur. Uroj të gjithë fitmitarët, të gjithë qytetarët. Kjo fitore është për të gjithë qytetarët shqiptar, për gjithë ata të cilët kanë votuar, por edhe ato që nuk kanë votuar për ne, kryetarët e ardhëshëm do të jenë kryetar të të gjithë qytetarëve", potencoi Ahmeti.


29.Oct.2017