Grubi – Petkov: Mbështetja bullgare për mënjanimin e rekomandimit të kushtëzuar të BE-së

Sot kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, pati takim me ambasadorin e Republikës së Bulgarisë në Republikën e Maqedonisë, z. Ivan Velikov Petkov.

​Kryetari i Komisionit, z. Grubi, e theksoi bindjen se mbështetja e Bulgarisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO është e fuqishme, dhe në këtë kuptim, para se gjithash, me ndihmën e Sofjes do të mënjanohet rekomandimi i kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, në kornizat e kryesimit të ardhshëm gjashtëmujor të Bulgarisë me BE-në, i cili do të filloj prej janarit të vitit të kaluar.

Në takim, z. Grubi e theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bulgarinë, me ç’rast e shprehi mbështetjen e plotë të Marrëveshjes së arritur për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bulgarinë.​

Ambasadori Petkov, duke e theksuar mbështetjen bullgare për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, informoi se, Bulgaria është mbështetës i fuqishëm në procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se në kornizat kryesimit të tyre, njëri ndër prioritetet kryesore të Bulgarisë do të jetë pikërisht ky proces.

​Gjithashtu, u bë fjalë edhe për ngjarjet aktuale në vend, si dhe për realizimin e Planit Reformues të Qeverisë, zbatimin e pjesës normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe përpjekjet për zgjidhjen e kontestit me emrin, me qëllim të përmbajtjes së proceseve të BE-së në vend.

Në fund të takimit, z. Grubi i dërgoi ftesë kolegut të vet, kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Mbikëqyrje në Fondet Evropiane, z. Kristijan Vigenin, për vizitën e tij të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deri në fund të këtij viti.


08.Nov.2017